Tiranë, bie aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit ku banonte humb jetën i moshuari

Një i moshuar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit.

“Më datë 02.01.2023, rreth orës 17:10, në rrugën "Niko Avrami", dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit ku banonte shtetasi A. D., 68 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.