Të sëmuresh vetëm paradite, në Maliq nuk ka mjekë pasdite

Qendra Shëndetësore në Maliq punon deri në orën 15:00. Kjo situatë ka krijuar shqetësim tek banorët, të cilët thonë se në rast emergjence, pasdite ose në darkë detyrohen që t’i drejtohen Korçës. Atje dikur punonin 4 mjekë në 24 orë, por me uljen e numrit të popullsisë u pa e arsyeshme që të reduktoheshin në 2 vetëm për paradite.

Banorët e Bashkisë së Maliqit nuk marrin shërbim shëndetësor 24 orë.

Në Qendrën Shëndetësore atje punojnë vetëm 2 mjekë, të cilët punojnë deri në orën 15:00.

Pas kësaj ore, Qendra Shëndetësore kyçet.

Në rast të emergjencave pasdite, ata detyrohen të udhëtojnë dhjetëra kilomentra drejt Korçës.

Banorët e Maliqit shprehen të shqetësuar për këtë situatë.

"Pasdite nuk ka. Për emergjenca në Korçë, shumë keq."

"Si ja bëjmë? Rrimë të sëmurë."

"Mos të kemi privatin, qelbet Maliqi."

Dikur kjo Bashki ka pasur 4 mjekë, të cilët punonin 24 orë në ditë.

Ndërsa për shkak të uljes së numrit të banorëve u pa e arsyeshme qe dy prej mjekëve të mos shërbenin më aty.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.