As peshku nuk shitet, peshkatarët në Sarandë në “hall”: Nuk kemi të ardhura të mjaftueshme

Në Sarandë peshkatarët thonë se janë duke hasur në vështirësi të mëdha për shkak se peshku nuk po shitet. Ata thonë se kryesisht gjatë muajve të dimrit restorantet janë të mbyllura, ndërsa qytetarët nuk kanë mundësi ekonomike që të blejnë produktet e detit.

Peshkatarët në Sarandë kanë ankoruar anijet.

As fundiviti nuk shtoj kërkesën për peshk dhe produkte të tjera të detit.

Pas verës kërkesa për produktet e detit bje ndjeshëm.

Rexhep Isai, peshkatar, pohon se ky ka qenë viti më i vështirë përsa u përket shitjeve.

"Nuk ka qenë e lehtë të shitet."

Përpos rënies së kërkesës nga restorantet, për shkak të mbylljes së tyre në masë në dimër ajo që ka tkurrur kërkesën është mungesa e blerësve të thjeshtë.

"Nuk ka konsumatorë, peshkimi nuk është i varur vetëm nga restorantet. Restoranti nuk shet sardele."

Faktori emigrimit përveç fuqisë blerëse ka zvogëluar edhe fuqinë punëtore.

Isai thotë se peshkatarët si ai hasin vështirësi në gjetjen e punëtorëve e zgjidhje kanë gjetur përmes të huajve.

Në portin e anijeve të peshkimit sytë janë nga muajit e verës për të çuar të ardhura në familjet e tyre.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.