“Shqiptarët të shohin realitetin në sy”, Demalia për kreun e SPAK: Po të donte bënte arrestime bujë

Analisti, Ilir Demalia duket pesimist përsa i përket sistemit të drejtësisë.

Në një intervistë për RTV Ora  u shpreh se kreu  ri i SPAK, Dumani nëse do të donte bënte arrestime bujë.

Sakaq ai tha se “Jo Dumani të vijë por të vijë dhe babai i Dumanit nuk ka ç’i bën kësaj pune” pasi sipas tij “Nuk mund ta bëjë një njeri këtë punë”.

Demalia: Shqipëria nuk ka nxjerrë ndonjëherë prokuror si dy prokurorët italian që dhanë jetën për drejtësi  dhe ndërruan të gjithë sistemin politik. Jo Dumani të vijë por të vijë dhe babai i Dumanit nuk ka ç’i bën kësaj pune. Ne jemi ca bytheca që tërhiqemi mbrapsht përnjëherë. Ne fryhemi si gjelat se jemi sapo kemi ngrënë vitin e ri, fryhemi si gjelat dhe çfryhemi si pulat e që lëshojnë një vezë në kotec. Nuk kemi ne modele ndaj Dumani nuk do të bëjë asnjë gjë. Nuk mund ta bëjë një njeri këtë punë. Kjo do një institucion, predispozicion, moral dhe një karakter të fortë. Mund të jetë njeri i pastër Dumani por po të donte që ditën e parë bënte një arrestim bujë. Sa material është, incineratorët, rruga e kombit, Gërdeci, vrasjet në bulevard. Këto janë maja e ajsbergut.

Ai kërkon që  “Shqiptarët të shohin realitetin në sy, të ballafaqohen me realitetin” e të “bëjnë gjithçka për të shkatërruar këtë sistem banditesk”.

Demalia: Shqiptarët të shohin realitetin në sy, të ballafaqohen me realitetin. Të bëjnë gjithçka për të shkatërruar këtë sistem banditesk politik ekonomik që është krijuar në Shqipëri nga marrëdhënia e politikës me oligarkët kriminal. Shqipërinë e kanë marrë në dorë banditët dhe trafikantët.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.