“Alarm për vendin mungesa e specialistëve”, mjeku: Qeveria të marrë masa, keqmenaxhohet sistemi shëndetësor
Mjeku Besnik Jakaj në një intervistë për Ora News me gazetaren Anila Zyberaj tha se sistemi shëndetësor po keqmenaxhohet dhe kjo “paguhet pasataj me shëndetin e qytetarëve”.
Sipas tij “Në qendrën spitalorë universitare Nënë Terëza ka më shumë koordinator sesa mjekë e laborant”.
Jakaj thotë se qeveria duhet të marri masa për rritjen e pagave të mjekëve e të personelit shëndetësor në tërësi dhe krijimin e kushteve të punës.
Besnik Jakaj: Jemi vendi me numrin më të ulët të mjekëve, laburontëve dhe infermjerëve sepse fatkeqësisht në shumicën e rasteve është bërë modë të zëvendësojmë edhe mjekët e infermjerët me koordinatorë. Në qendrën spitalorë universitare Nënë Terëza ka më shumë koordinator sesa mjekë e laborant. Është keqmenaxhim i sistemit shëndetësor e cila paguhet pasataj me shëndetin e qytetarëve. Institucionet përgjegjëse por qeveria në plan të parë duhet të marri masa për rritjen e pagave të mjekëve e të personelit shëndetësor në tërësi dhe krijimin e kushteve të punës pasi janë element të gërshetuar.
Pesë mënyra për të arritur qëllimet tuaja të Vitit të Ri
2 Janar, 15:56
"Mjeku është qytetar, me këtë rritje të çmimeve dhe moslëvizjen e pagave mjeku e ka të pamundur të shkollojë fëmijët e të ushqehet e veshmbathje që janë bazike, e detyrohet të largohet. Largimi masiv të çon në mungesë të specialistëve dhe mungesë të plotë të shërbimit shëndetësor. Është alarm sot për vendin.", tha ai.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

