Emigranti shqiptar kërkon “Pukën” në Greqi: më mungon shtëpia plot!
“Bukë e kripë e zemër të bardhë” thoshin dikur shqiptarët. Më shumë se sa ushqimi sot i mungon shtëpia plot.
Petrit Shyti, prej shumë vitesh banues në Greqi e me origjinë nga Puka tregon se i mungon “bollëku” i njerëzve të familjes në ditët e para të ndërrimit të viteve.
"Unë jam nga Puka, kemi patur traditë të shkonim tek njëri tjetri për vizitë e na vinin për vizitë, tani që jemi në emigrim kemi shokë patriotë me njëri tjetrin që mblidhemi, por ajo që kemi jetuar në Shqipëri është e pazëvëndësueshme, e mahnitshme."
Atmosfera nuk është aq festive sa në Shqipëri, kjo pasi sipas Petritit festa e Vitit të Ri është e përbashkët për të gjithë shqiptarët pavarësisht feve.
"Ndryshim i viteve për ne shqiptarët ka qenë gjithmonë diçka shumë e madhe, i kemi patur siç e dini edhe ju të ndaluara festat fetare, edhe ishim në një farë mënyre të detyruar të festonim më shumë vitin e ri. E vërtëta është që Viti i Ri në Shqipëri është shumë më i gëzueshëm, dhe kjo vjen si rezultat i faktit se pavarësisht feve në Shqipëri, shqiptarët e kanë si festë të përbashkët."
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
