U ndje keq në sheshin "Skënderbej", 58-vjeçari vdes në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Janar 2023, 12:11
Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë pak pas mesnate pasi është ndjerë keq në sheshin "Skënderbej".
Policia raporton se rreth orës 00:05, në sheshin "Skënderbej", nuk është ndjerë mirë dhe është transportuar në spital shtetasi G. O, ku më pas ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
