Ora News ju uron gëzuar! Festa e stafit dhe mesazhet: 2023 qoftë vit i mbarë

Edhe pse në moment të vështira, stafi i Radio Televizionit Ora dhe të Ora News në këto ditë të fundit të vitit organizuan mbrëmjen festive për tiu larguar sado pak stresit dhe situatës së krijuar prej rreth 3 vitesh.  Në këtë atmosferë një falenderim i veçantë i shkoi për shikuesit dhe bashkëpunëtorët e ngushtë që na kanë ndjekur në rritjen vit pas viti në ekran

Festës iu bashkua presidenti i Yldon Media Group Ylli Ndroqi dhe familja e tij, i cili shprehu vlerësimet për mbështetjen e dhënë nga stafi në këto momente por edhe punën e palodhur

Analistë e bashkëpunëtor vlerësuan ekranet për angazhimin në mbështetje të së vërtetës

Moderatorë e drejtues emisionesh në urimet e tyre e shikojnë një pikë kthese për të gjithë shqiptarët.

Por sigurisht edhe shpresa se muajt që vijnë do të sjellin më shumë liri për medien.

Momente humori shoqëruan orët festive.

Por surpriza erdhi kur në podium drejtues të emisioneve performuan live.

Dhe jo vetëm, kush do të priste që Luan Rama të këndonte në skenë.

Alfred Cako doli nga studio e Matriksit për të sjellë nota muzikore.

Organizimit nuk mund ti mungonte performance e grupit të De Javu.

Këngët nga të gjithë trojet bën që pak kush të mendonte për ato çaste për lajme apo emisione.

Madje hareja u shfaq në të gjithë sallën.

E si do të mungonin surprizat apo dhuratat në këtë fund  të vitit.

Por kishte dhe nga ata që fituan diçka që pak kujt mund ti shkonte mendja.

Momente këto që e shndërruan këtë takim të fund vitit në moment të veçanta për të gjithë.

E pak orë më pas salla do të pushtohej nga hareja jo vetëm e të rinjve që i janë bashkuar stafit por edhe të atyre që janë me ne thuajse prej themelimit.

Valle shqiptare e besë shqiptare.
E ku ka më bukur se vendi ynë, për të cilin së paku duhet të mendojmë e të përpiqemi.

Këto moment do të donim ti ndanim me të gjithë ju, për besimin që na keni dhënë e mbështetjen përmes ekranit, mesazheve që na nisni inkurajimit që besojmë se në 2023 do të na sjellin ndryshime të mëdha për ju e për ne.

Faleminderit!