Pas festave ikin emigrantët, radhë kilometrike në Kapshticë, në 1 janar dolën 2617 persona
Emigrantët kanë nisur duke u kthyer në vendet e tyre ku jetojnë dhe punonjë. Mijëra prej tyre janë larguar të hënën përmes pikave kufitare të Kapshticës, Qafë Thanës, Kakavijës, por edhe përmes porteve e aeroportit.
Emigrantët të cilët kanë ardhur për të kaluar festat në atdhe kanë nisur duke u rikthyer në vendet ku jetojnë dhe punojnë.
Në Kapshticë të hënën u krijuan radhë kilometrike.
Sipas të dhënave nga Pika Kufitare në Kapshticë autoritetet shqiptare punojnë me kapacitete të plota me 4 sportele në dalje dhe 3 të tilla në hyrje.
Me datën 1 janar, në Kapshticë kanë hyrë 1343 shtetas dhe kanë dalë 2617 qytetarë, ndërsa në Qafë Thanë kanë hyrë 1492 qytetarë dhe kanë dalë 1904 të tjerë.
Në pikën tjetër kufitare me Greqinë në Kakavijë të martën e 2 janarit kanë dalë nga Shqipëri 1201 qytetarë.
Ndërkohë në portin e Durrësit janë nisur drejt Italisë 1031 pasagjerë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
