Nga fishekzjarret në diell, qytetarët në Tiranë mbushin rrugë e sheshe, festa vazhdon
Qytetarët në Tiranë i janë rikthyer përditshmërisë menjëherë pas festës së ndërrimit të moteve. Ata kanë shijuar të ngrohtin dhe diellin e ditës së parë të vitit, duke dalë nëpër kafe e sheshe.
Tirana i është kthyer shpejt ritmit të zhurmshëm. Traditën e vizitave në banesave e ka zëvendësuar dalja në qendër, por edhe në sheshe të tjera.
Madje edhe rruget jane mbushur nga qarkullimi i makinave edhe pse pak orë më parë u ndriçuan nga fishekzjarret e shumta.
Pa dallime moshe, fëmijë, prindër apo gjyshër shijuan të ngrohtin dhe diellin e ditës së parë të vitit të ri.
Disa te lodrat me fëmijët dhe xhiro e kafe për të takuar dhe uruar miq.
Urimet shkuan për nje vit të mbarë e ti gjejë të bashkuar në familje.
"Rrimë jashtë, kënaqësi që kemi ardhur të festojmë me familjen. Gëzuar për shumë vjet!"
"Të kalojmë një vit të mbarë, me begati, shëndet dhe bereqet."
E sigurisht pas shëtitjeve, tryeza e vitit të ri nuk mbyllet këtu, qoftë për ata që zgjedhin shtëpinë e tyre, apo ata që do të takojnë miqtë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

