Aksi Korçë-Pogradec "pushtohet" nga mjegulla e dendur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Janar 2023, 16:43
Ndërsa në kryeqytet dita e parë e vitit nisi me diell dhe mot të ngrohtë, Korça është pushtuar nga mjegulla.
Aksi Korçë-Pogradec ishte i mbuluar terësisht nga mjegulla duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Qarkullimi i mjeteve në këtë aks është kryer me lëvizje te ngadalta.

