Kampioni i botës në boks arrestohet vetëm disa ditë përpara ndeshjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2022, 12:41
Arrestohet pak ditë përpara ndeshjes zyrtare në ring boksieri amerikan, Gervonta Davis. Sportisti që duhej të duelonte me Hector Luis Garcia të shtunën në datën 7 janar për të mbrojtur gjerdanin WBA në peshën e lehtë, është prangosur nga policia e “Broward County” në Florida për shkak të sulmit fizik ndaj një personi.
Sipas forcave të rendit, Davis ka ushtruar dhunë në familje por nuk dihet ende se çfarë ka ndidhur me saktësi. Kjo nuk është hera e parë që “Tanku” siç njihet ndryshe, prangoset.
Në vitin 2020, boksieri 28-vjeçar u arrestua në Miami sërish për dhunë në familje pasi kishte goditr mamanë e vajzës së tij edhe pse gjatë këtij viti, prokuroria shfuqizoi të gjitha akuzat për mungesë provash.
