Liverpool triumfon në transfertën e Birmingham (VIDEO)

Rinis me një fitore kampionati i Liverpoolit që kaloi pa shumë vështirësi Aston Villa-n e Unai Emery. “The Reds” zhvilluan një ndeshje shumë të mirë në Birmingham kundër vendasve dhe shënuan dy herë brenda pjesës së parë me Salah dhe Van Dijk për ta futur ndeshjen në shinat e duhura.

Jurgan Klopp mund të “fërkojë duart” për paraqitjen e skuadrës nënkampione të Anglisë që ndryshe nga sfidat përpara botërorit, tregoi feski fizike falë edhe fazës përgatitore të zhvilluar nga skuadra gjatë javëve të fundit.

Fitorja 3-1 për llogari të javës së 15 të Premier League e ngjit Liverpool-in në kuotën e 25 pikëve ndërsa Aston Villa mbetet 18.