Cristiano Ronaldo në kërkim të një maxhordomi. Ofron pagën e “çmendur”

Në një kohë që Cristiano Ronaldo nuk ka gjetur ende skuadër, duket se ai nuk shqetësohet shumë për këtë fakt pasi vëmendjen e ka të përqëndruar te vila e re që po përfundon në Madeira.

Do të kushtojë rreth 21 milionë euro shtëpia e re e fënomenit portugez në zonën e Cascais në Quinta da Marinha me një sipërfaqe rreth 300 metra katrorë. Georgina është vënë në lëvizje për të gjetur njerëz sa më të besueshëm që do të punojnë me kohë të plotë në kompleksin gjigand dhe paga nuk është aspak problem.

Për një maxhordom që do të jetë edhe njeriu më i angazhuar gjatë gjithë ditës, paga shkon deri në 6 mijë euro në muaj. Familja e Ronaldos është e hapur të presë kërkesat e para dhe brenda pak ditësh ka pasur shumë të tilla.

E kuptueshme një gjë e tillë duke konsideruar faktin se një pagë të tillë në Portugali nuk e pëfiton as një mjek, një nga profesionet më të paguara.