Një shqiptar në Korenë e Jugut. Shikoni ku ka shkuar të luajë ish-kampioni i Superiores
Jasir Asani në Korenë e Jugut. Ka zgjedhur një aventurë shumë të largët në vendin aziatik ish-sulmuesi i Partizanit.
Është zyrtare tashmë që skuadra e Gwangju ka arritur të firmosë më lojtarin e lindur në Maqedoninë e Veriut, i cili po ndiqej edhe nga disa klube shqiptare për merkaton e janarit. Në këtë mënyrë, aventura e ish-kampionit të Shqipërisë të Hungari te Kisvarda mbyllet pas një sezoni e gjysmë.
Është vetë Asani që publikon një foto me fanellën e klubit të tij të ri. “Një sfidë e re, jam shumë i lumtur që bëj pjesë te skuadra e Gwangju FC”, shkruan 27-vjeçari në rrjetin social Facebook. Asani e ka nisur karrierën si profesionist në vitin 2013 te Vardari i Shkupit ndërsa në Kategorinë Superiore numëron 4 sezone me fanellën e Partizanit.
