Franca, detaje të reja rreth lamtumirës së Benzema dhe polemika me Griezmann

Karim Benzema nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë me shokët e skuadrës, çka ndikoi edhe në vendimin e Didier Deshamps për të mos e rikthyer në skuadër edhe pse ai ishte gati për sfidën e tretë të Kupës së Botës kundër Tunizisë.

Sipas gazetës “AS”, shumë pranë Realit të Madridit, detaje të reja dalin në skenë në lidhje me marrëdhënien konfliktuale që ka pasur sulmuesi dhe lojtari i Atletico Madrid, Antoine Griezmann. Një pjesë e madhe e dhomës së zhveshjes nuk arriti të krijonte marrëdhënie të afërt me sulmuesin i cili u rikthye pas një mungese të gjatë për shkak të çështjes “Valbuena”.

Sulmuesi i Atleticos, ka shkuar deri atje sa është ankuar edhe në federatë për hapësirën e madhe që i jepej Benzema në kanalet zyrtare madje kërkoi edhe sqarime nga drejtuesit më të lartë. Me rikthimin e Benzema nuk kanë qenë dakort as Lloris, Giroud dhe Pogba.