“Talenti” që refuzoi Shqipërinë mbetet “jetim” edhe në skuadrën e re
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2022, 13:17
Një dekadë më parë konsiderohej talenti më i madh me origjinë shqiptare aq sa detyroi familjen e tij të merrte një vendim të fortë duke zgjedhur Belgjikën dhe jo Shqipërinë por sot duket se gjithçka ka marrë rrugën e gabuar për Adnan Januzajn.
Sulmuesi me origjinë nga Kosova mbylli këtë verë aventurën 5-vjeçare me Real Sociedad dhe u bashkua me Sevilla-n ku nuk po gjen hapësira dhe mundësia që të largohet në merkaton e janarit është e madhe.
Në një postim në “Twitter” ai lë të kuptohet se është i pakënaqur me minutat që ka grumbulluar në këto 14 javë. Në total, 27-vjeçari numëron 2 ndeshje dhe vetëm 47 minuta. Ndeshja e fundit ku ai zbriti në fushë edhe pse jon titullar ishte ajo e datës 9 nëntor kundër Real Sociedad.
