Video prekëse e legjendës Pele në fund të jetës…

Moment shumë i vështirë për legjendën e futbollit brazilian Pele dhe familjarët e tij. Gjatë orëve të fundit, në internet është publikuar një video me njerëzit e tij të afërt ku duket qartë se ai e ka shumë të vështirë të komunikojë dhe duket në fund të jetës.

Pele po lufton me kancerin që prej shtatorit të vitit 2021 ndërsa në fund të nëntorit u shtrua në spitalin e San Paolos ku momentalisht po mbahet në jetë vetëm nga aparaturat.

Në videon e postuar me titullin “Pele u thotë lamtumirë familjes dhe miqve nga shtrati i spitalit”, duket qartë se ai komunikon me shumë vështirësi.