Agnelli: Juventus mbi gjithçka, bëra më të mirën time

Andrea Agnelli drejtoi mbledhjen e fundit si presidenti i Juventusit këtë të martë, teksa bordi drejtues miratoi pasqyrat financiare. Numri një i klubit bardhezi dha dorëheqje së bashku me pjesën tjetër të kupolës drejtuese në momentit. Ai theksoi se gjithnjë kanë pasur prioritet interesat e klubit e se është krenar për punën që është bërë.

“Largimi nuk ishte një vendim aspak i lehtë. Gjithmonë kam punuar shumë për të marrë rezultatet maksimale. Juventus vjen para së gjithash dhe ne na duhet të mbrojmë interesat e klubit. Jam i bindur se kam bërë mirë në këto vite si president i klubit. Rezultatet e arritura ishin të jashtëzakonshme dhe vendimi për të bërë një hap pas tani ishte i nevojshëm“, deklaroi Agnelli.

Juventus rrezikon dënim si nga ana e federatës italiane ashtu dhe nga qeveria europiane e futbollit, të cilat kanë deklaruar se do të presin fundin e hetimeve, për të marrë masa nëse do të jetë e nevojshme.