Rolls Royce, Bugatti dhe Ferrari/ "Ushtria" e supermakinave me vlerë 20 milionë euro e CR7
Babagjyshi u tregua bujar këtë vit me Cristiano Ronaldon, pasi i solli si dhuratë një Rolls Royce shumë të shtrenjtë.
Për superyllin portugez, megjithatë, Santa qëlloi të jetë partnerja e tij, Georgina Rodríguez, e cila jo vetëm mori një dhuratë me vlerë gati 300 mijë euro për 37-vjeçarin, babain e dy vajzave të saj, por sigurisht nuk e ka humbur rastin ta bëjë publike në rrjetet sociale me një video e cila prej ditës së djeshme ka mbledhur më shumë se 6 milionë pëlqime.
View this post on Instagram
CR7 njihet për dashurinë e tij të madhe për makinat luksoze pasi shpeshherë ngarkon imazhe të automjeteve që zotëron, një ushtri e vërtetë automjetesh shumë të shtrenjta me një vlerë totale afër 20 milionë euro.
Në fund të fundit, këto shpenzime janë relativisht të vogla për Ronaldon në krahasim me të ardhurat që ai ka nga sponsorizimet dhe kontratat e tij.
Tani ai ka arritur në atë pikë sa nuk e di as sa makina ka në garazh.
Në një intervistë në të cilën ishte pyetur për dashurinë e tij ndaj makinave, ai kishte thënë duke qeshur se nuk e dinte se sa i kishte.
Ndërsa, në një intervistë të mëhershme me Piers Morgan kishte thënë se “kam dy nga të gjitha”, duke iu përgjigjur pyetjeve të njëpasnjëshme nëse ka një Ferrari, Lamborghini, Rolls Royce dhe marka të tjera.
Sa i përket markës së tij të preferuar, ai është shprehur se është Rolls Royce.
