Julian Alvarez në telashe, e fejuara refuzoi një grup fëmijësh për fotografi

Një skandal duket se po eklipson pjesërisht figurën e një prej heronjve të Argjentinës në Kupën e Botës. Bëhet fjalë për sulmuesin e Manchester City, Julian Alvarez, e fejuara e të cilit është vënë në qëndër të kritikave për një sjellje të kritikueshme ndaj një grupi fëmijësh të cilët kërkuan autograf në hyrje të shtëpisë së lojtarit.

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të fundit kur Julian po shkonte në shtëpinë e tij bashkë me të fejuarën Emilia Ferrero për të festuar Krishtlindjen, ndërsa një grup fëmijësh të shoqëruar nga prindërit e ndaluan për autografe por ajo u përgjigj:

“Fëmijë, tani mjaft, kjo është fotoja e fundit sepse duhet të shkojmë”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i rrjetit pasi videoja e momentit të sikletshëm është bërë virale.