Chelsea rikthehet me fitore në Premier, shënojnë lojtarët që nuk lanë gjurmë në botëror (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2022, 20:30
Merr frymë Chelsea në ndeshjen e javës së 15 të Premier League dhe të parën pas rikthimit të lojtarëve nga Kupa e Botës.
Kai Havertz dhe Mason Mount, që të dy të zhgënjyer nga Katar 2022, arritën të shënonin dy herë në pjesën e parë kundër Bournemouth që rikthehet te rezultatet negative pas disa javëve të suksesshme përpara ndërprerjes së kampionatit.
Ndeshje e dominuar nga “Blutë” në “Stamford Bridge” për 90 minuta duke mos u lënë asnjë mundësi miqve të cilët limituan dëmet duke mos pësuar më shumë pasi rastet në këmbët e skuadrës së Potter ishin.
Me këtë fitore, Chelsea ngjitet në kuotën e 25 pikëve, ende shumë larg kreut që mbahet nga Arsenali me 15 më shumë.
