Zyrtare; Gakpo transferohet te Liverpool, do të luajë që në janar

Liverpool kompletoin transferimin e sulmuesit të ri holandez Cody Gakpo nga PSV Einthoven për rreth 43 milionë euro.

Lojtari që rezultoi surpriza e Kupës së Botës në radhët e Holandës, do të bashkohet menjëherë me ekipin e drejtuar nga Jurgen Klopp, i cili do ta ketë në dispzicion duke nisur që prej datës 1 janar.

Manaxheri i klubit holandey, Marcel Brands bën me dije se ky transferim është një rekord absolut për PSV, ndërsa lojtari është lejtuar për të udhëtuar drejt qytetit-port ku do të kryejë testet mjekësore.

Gakpo ka pasur oferta edhe nga Manchester United, Leeds dhe Southampton gjatë ditëve të fundit.