Newcastle surprizë në Premier, skuadra e arabëve ngjitet në vendin e dytë (VIDEO)

Newcastle nuk di të ndalet. Skuadra e "qymirxhinjve" shkatërroi 3-0 Leicester City në ndeshjen e “Boxing Day” duke u ngjitur përkohësisht në vendin e dytë të klasifikimit.

Bardhezinjtë konfirmojnë momentin pozitiv dhe pushimi i botërorit duket se ka rigjeneruar forcat e ekipit verior që shënoi me Wood, Almiron dhe Joelinton në strofkën e “dhelprave”.

33 pikë dhe vendi i dytë në pritje të ndeshjes së Manchester City që do të zbresë në fushë ditën e nesërme. Në ndeshjet e tjera u regjistruan këto rezultate;

Crystal Palace-Fulham 0-3
Everton-Wolves 1-2
Southampton-Brighton 1-3