VIDEO/ Rikthehet Premier League, Tottenham barazon në një transfertë të vështirë

Brendford dhe Tottenham rinisën kapitullin Premier League me një ndeshje që u mbYll në barazim pas 4 golave. Skuadra e Antonio Contes nuk arriti të grumbullonte pikë të vlefshme për zonën Champions League duke humbur edhe më shumë kontaktet me kreun.

Golin e parë e shënoi Jenelt dhe më pas Toney dyfishoi për vendasit por londinezët reaguan në pjesën e dytë. Pavarësisht kontestimeve nga ana e tifozëve që i kujtuan disa herë penalltinë e humbur në Kuopën e Botës, Harry Kane shënoi golin e parë ndërsa

Hojbjerg barazoi shifrat në minutën e 71.