Shakira “mesazh” të koduar Pique-së nga Dubai…
Shakira bën një postim kriptik në fund të një viti shumë të vështirë për të në aspektin personal.
Këngëtarja kolumbiane e ndarë nga Pique pas 12 viteve bashkëjetesë, i ka kaluar Krishtlindjet me djemtë Milan dhe Sasha në Dubai ndërsa djemtë do të kthehen në Barcelonë për festën e Vitit të Ri që do ta kalojnë me ish-kapitenin, i cili mbylli kapitullin me futbollin e luajtur pak javë më parë.

Këngëtarja ka postuar një foto në Instagram me dy fëmijët e veshur me veshjen e bardhë tradicionale të Dubait ndërsa ajo mban në dorë një fajkua dhe shkruan:
“Në shkretëtirë duke kërkuar qetësinë për këtë Krishtlindje”. Ata do të qëndrojnë në Dubai deri në datën 30 dhjetor dhe më pas do të jetë radha e Gerard Pique që të shijojë festat me fëmijët.
Marrëdhëniet e çiftit kanë qenë të tensionuara pikërisht për shkak të dy djemve që Shakira kërkon t’i transferojë në Miami, ndërsa ish-mbrojtësi është kundër.
