Selimi: Situatë e tensionuar në veri të Kosovës, e vështirë për të raportuar siç duhet

Gazetarja kosovare Vlora Selimi në një lidhje të drejtëpërdrejtë me RTV Ora ka treguar gjendjen në të cilën ndodhet veriu i Kosovës është e tensionuar.

Selimi tregon se shpeshherë ka qenë i vështirë dhe raportimi siç duhet.

Sakaq ajo thotë se pritet vendimi i KFOR dhe i qeverisë së Kosovës lidhur me heqjen e barrikadave.

Vlora Selimi: Gjendja ka qenë e tensionuar. Ka vështirëi jo vetëm për banorët por dhe për të tjerët që duan të lëvizin. Është një situatë e tensionuar. Qeveria e Kosovës po pret një përgjigje dhe vendim nga KFOR-i. Kurti ka thënë se i ka dhënë afat KFOR për të marrë një vendim. Nuk mund të dimë nëse qeveria e Kosovës do të marrë një vendim për heqjen e barrikadave. Duhen parë se cili do të jetë vendimi i qeverisë. Ka ditë që shkojmë atje, kemi zona ku është e vështirë për të raportuar siç duhet. Ka grupe që qëndrojnë atje dhe ka raste që ka dhe hedhje të gurëve.