Trupat serbe në kufi, ish-ministri i Mbrojtjes: Të mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurisë Kombëtare! Çfarë po pret Rama?

Ish-ministri i Mbrojtjes njëherësh dhe kryetar i Partisë Republikanë Fatmir Mediu ka bërë thirrje që të thirret sa më parë mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pasi siç thotë ai, vendosja e 5000 trupave serbe në kufi me Kosovën me gjithë mjetet luftarake është qartësisht agresion ushtarak, e njëjtë si e Rusisë së Ukrainë.

Në postimin e tij në rrjetet sociale Mediu i ka kërkuar Presidentit të Republikës që të thërrasë urgjent këshillin dhe të përcaktojë detyrimet e qeverisë, shërbimeve inteligjente dhe atyre diplomatike për këtë situatë.

Gjithashtu, Mediu thekson se çfarë duhet të presë Kryeministri, që ta shtrojmë këtë çështje dhe situatë urgjentisht në NATO?

Reagimi i plotë i ish-ministrit të Mbrojtjes

Të thirret sa më parë Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Shqipëria nuk mund të mbaj këtë pozicion të papranueshëm në lidhje me situatën në Kosovë:

Vendosja e mbi 5000 trupave Serbe në kufi me Kosovën me gjithë mjetet luftarake është qartësisht agresioni ushtarak, është e njëjta sjellje si e Rusisë me Ukrainën.

Çfarë duhet të ndodhë më që të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Presidenti pavarësisht se Këshill ka kohë që ka dalë nga funksioni i tij Kushtetues duhet ta thërras urgjent atë dhe të përcaktojë detyrimet e qeverisë, shërbimeve inteligjente dhe atyre diplomatike për këtë situatë

Çfarë duhet të presë Kryeministri, që ta shtrojmë këtë çështje dhe situatë urgjentisht në NATO?

Konsultimi dhe koordinimi me vendet e tjera të NATOS në Ballkan është domosdoshmëri, sepse jo vetëm situata në Kosovë, por dhe ajo në BiH, në Malin e Zi dhe shpenzimet ushtarake të Serbisë me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës, janë tashmë një shqetësim real për vendet e Ballkanit, por dhe për aleatët tanë.

Në bashkëpunim me SHBA dhe vendet e tjera partnere duhet kjo cështje të shtrohet në Këshillin e Sigurisë së OKB.

Serbia dhe Vuçiç po ndjekin qartësisht udhëzimet e Rusisë dhe Putinit për të realizuar qëllimet e tyre në Ballkan si dhe për të krijuar një konflikt në rajon, pjesë e strategjisë të deklaruar të Rusisë