“Deti”, Vasili: Rama peng i interesave anti-kombëtare, po negocion fshehtas me Greqinë në shkelje të Kushtetutës

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka dalë në akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili, sipas tij, po negocion fshehtas dhe në dhunim të Kushtetutës për kufirin detar, për të realizuar pa pengesa tradhtinë më të madhe kombëtare.

Përmes rrjeteve sociale, Vasili deklaron se zbulimi, hetimi dhe dënimi i tradhtisë së Ramës me detin, është mision kushtetues, shtetëror dhe historik, ndërsa i kërkon kreut të Qeverisë shqiptare të bëjë transparencën e bisedimeve që po bëhen me palën greke, si dhe të tregojë se peng i cilave interesave anti-kombëtare është ai.

REAGIMI I NËNKRYETARIT TË PL-SË

Zbulimi, hetimi dhe dënimi i tradhtisë së Ramës me detin, mision kushtetues, shtetëror dhe historik!

Kryeministri Mitsotaqis gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e BE me vendet e Ballkanit ne 6 dhjetor tha për mediat:

"Do të diskutohet për çështjen e delimitimit të detit. Kemi shumë kopleksitete për këtë temë, por jam i sigurt se kemi bërë shumë progres në muajt e kaluar si rezultat i mirëkuptimit me kryeministrin Rama," tha ai.

Ndërsa pak kohë më parë Ministri i Jashtëm, Dendias, pati deklaruar:

 “Ai (Rama) ra dakord me ne që të shkojmë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk është bërë ende pasi presidenti nuk i jep autoritetin përkatës kryeministrit. President padyshim do të zgjidhet një tjetër në Shqipëri në dy- tre muajt e ardhshëm. Pra, e gjithë kjo atëherë është e realizueshme”!

Pra, Rama negocion fshehtas dhe në dhunim të Kushtetutës për kufirin detar dhe tashmë që edhe pengesa e pakapërcyeshme e tradhtisë që ishte Ilir Meta president, nuk është më tradhtia zhvillohet pa pengesë.

Ka disa çështje shumë kritike, që zbardhin tradhtinë dhe që duhet ta bëjnë drejtësinë shqiptare dhe opinionin publik që të jenë në këmbë:

???? Përse Rama mashtroi kaq rëndë, sikur i ka kërkuar autorizim Presidentit Meta dhe ai nuk ia paska dhënë, kur dihet botërisht se ai nuk komunikoi prej gati dy vitesh as me Presidentin as me shqiptarët për kufijtë detarë, por punon fshehtas dhe pabesisht?

????Cila është përmbajtja e Marrëveshjes politike të arritur në tetor të deklaruar nga Ministri grek Dendias në tetor të vitit 2020 dhe përse nuk është bërë publike kjo Marrëveshje?

????Peng i kujt dhe i cilit interes të errët është Edi Rama, që Marrëveshjen politike me Greqinë, e cila sipas Ministrit të Jashtëm grek Dendias është mbyllur në tetor, nuk e ka çuar as në Kuvend dhe as te Presidenti?

????Peng i kujt dhe i cilit interes personal është Rama, që vendos për një zgjidhje që e vendos Shqipërinë në dizavantazh shumë-shumë të qartë dhe të një humbjeje të paralajmëruar përballë Greqisë në Gjykatën Ndërkombëtare?

????Peng i kujt dhe i cilit interes personal është bërë Edi Rama, që bën veprime të tilla kaq të rënda, që Kushtetuta ia ndalon kategorikisht, duke konsumuar krimin e tradhtisë së lartë, pasi nuk është dhe s’mund të jetë gjë tjetër shitja e kufijve shtetërore, që ai po kryen?

????Po cili na qenka ky Grup Negociator që po punon për Marrëveshjen për të shkuar në Hagë?

????Kush e ka mandatuar këtë Grup Negociator për të bërë një marrëveshje për kufijtë detarë dhe për t’i ndarë ata në Hagë, kur as Presidenti Meta nuk ka dhënë asnjë plotfuqishmëri për këtë dhe as Kuvendi nuk është i formuar në asnjë rast?

????Pse mbahet e fshehtë përbërja e këtij Grupi Negociator dhe objekti i punës së tij?

????Akoma në fuqi është një tjetër Grup Negociator i ngritur qe ne vitin 2018 për të përgatitur marrëveshjen me Greqinë dhe që ka plotfuqinë e Presidentit sikundër Kushtetuta e kërkon, ç’po ndodh me këtë Grup?

????Negociatat e filluara për kufirin detar me Greqinë a përfunduan?

????Nëse negociatat janë ndërprerë, cilat janë arsyet parimore te pazgjidhshme?

????A ka qenë Vendimi i Gjykatës Kushtetuese linja udhëheqëse e qëndrimit në negociatat për marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë?

????A ka pasur pala greke gjate negociatave teme te diskutimit zgjerimin me 12 milje.

????Pas deklarimeve të Greqisë për zgjerimin me 12 milje në verën e këtij viti a u mblodh grupi negociator shqiptar për të përcaktuar qëndrimin dhe vendimin lidhur me vazhdimin e negociatave?

Paragrafi i parë të nenit 15-të, të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (UNCLOS), përcakton: “Kur brigjet e dy shteteve janë të kundërta, ose ngjitur me njëra-tjetrën, asnjëri nga të dy shtetet nuk ka të drejtë, duke mos arritur marrëveshjen midis tyre në të kundërt, të zgjasë detin e tij territorial përtej vijës mesatare, çdo pikë e së cilës është e barabartë nga pikat më të afërta në pikat bazë nga të cilat matet gjerësia e deteve territoriale të secilit prej dy shteteve. Dispozita e mësipërme nuk zbatohet, megjithëatë, kur është e nevojshme për shkak të titullit historik ose rrethanave të tjera të veçanta për të kufizuar detet territoriale të dy shteteve në një mënyrë që është në ndryshim prej tyre”.

????Çfarë interesi të errët fsheh dhe kush ja ka lidhur gojën dhe duart Kryeministrit, që nuk bën trasparencën e situatës lidhur me negociatat për marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë?

????Ne se marrëveshje nuk pati, cilat ishin shkaqet qe ajo u prish?

????Perse Rama nuk bën publike se çfarë marrëveshje kishte bërë dhe ishte thuajse gati të firmoste me qeverinë greke të Tsipras?

????Përse Kryeministri nuk veproi dhe nuk reagoi pas deklaratave të qeverisë Greke për zgjerimin me 12 milje, por zgjodhi pasivitetin e qëllimshëm, që u hapte rrugën veprimeve të njëanshme të Greqisë kundër interesave të Shqipërisë?

???? Çfarë komunikimi ka pasur Rama me institucionet dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Tiranë dhe më gjerë, në se ka pasur, për të ngritur shqetësimet për kufirin detar dhe për të kërkuar ndihmën e mbështetjen e tyre profesionale dhe politike?

????Çfarë bashkëpunimi ka pasur, nëse ka pasur, me Presidentin dhe Parlamentin për t’i dalë përpara kësaj çështjeje kombëtare me rëndësi kritike?

????A komunikoi ndonjë herë me profesorë, historianë, juristë të njohur e të nderuar, për të marrë opinionin dhe ekspertizën e tyre të zgjeruar për këtë çështje kaq delikate dhe kritike?

???? Po si mundet Rama të justifikojë, që përballë një Greqisë shumë të përgatitur dhe me nivel të lartë ekspertesh, Rama vendos një grup ekspertësh copë – copë, të paplotësuar dhe me një udhëheqje politike zero?

????Perse Edi Rama dhe qeveria nuk reaguan  kur në Kornizën Negociuese të BE për pranimin e Shqipërisë, të miratuar në 19 korrik në konferencën e parë ndërqeveritare midis BE dhe qeverisë së Shqipërisë, në kapitullin “Parimet udhëheqëse të negociatave”, në faqen 11, në pikën 5, në nenin 3, thuhet tekstualisht:

-“Angazhimi i Shqipërisë për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje kufitare sipas parimit të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve në përputhje me Kartën e OKB dhe Konventën e OKB mbi Ligjin e Detit, përfshirë nëse është e nevojshme juridiksionin e detyrueshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

Çeshtja e kufijve të Shqipërisë me Greqinë është e mbyllur për drejtësinë dhe për të drejtën ndërkombëtare ne 30 korrik 1926 në Paris me traktatin ndërkombëtar “Akti përfundimtar i delimitimit të kufijve të Shqipërisë”. Traktatin e përfunduan fuqitë e mëdha europiane për kufijtë tokësorë dhe detarë të Shqipërisë dhe e pranuan dhe e firmosën qeveritë e Greqisë dhe të Jugosllavisë

Ndaj është vërtet i qellimshem mosreagimi i Rames dhe qeverise ndaj ketij vendimi absurd  qe përfshin në Kornizën Negociuese të ashtuquajturën “mosmarrëveshje kufitare”.

PËRFUNDIM

Jemi përpara një situate shumë të rëndë në planin kombëtar, kushtetues dhe të përgjegjësisë së rënde penale të Kryeministrit Rama.

Ndaj është legjitim reagimi i shumanshëm dhe shumë i fortë e pa kompromis i opinionit publik dhe të gjithë popullit nga njëra anë, dhe të drejtësisë nga ana tjetër, përpara një akti të qartë tradhtie kombëtare, udhëhequr e zbatuar nga kryeministri Rama.