Braimllari: Bashkia e Tiranës qendër e pastrimit të parave të drogës përmes betonit
Partia e Lirisë ka reaguar për studimin e fundit të bërë nga Kombet e Bashkuara, për çmimet e banesave, dhe kërkesën e lartë për leje ndërtimi në Shqipëri. Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari u shpreh se Erion Veliaj po e mbyt Tiranën me beton dhe se e ka kthyer Bashkinë e Tiranës në qendrën e pastrimit të parave.
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, ka reaguar për studimin e bërë nga UNDP, Agjencia e Kombeve të Bashkuara, për çmimet e banesave dhe kërkesën e lartë për leje ndërtimi në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, Endrit Brahimllari u ndal te Bashkia e Tiranës, edhe tha se pse zhvillimi urban është kaotik, Erion Veliaj vijon të japë leje ndërtimi në mënyrë të paparashikuar dhe të pakuptimtë.
Braimllari: “Rreth 3000 leje ndërtimi të dhëna në vitin 2021, mbi 62% e tyre i ka dhënë vetëm Erjon Veliaj, duke e konfirmuar edhe një herë si kryebashkiaku i betonit në Tiranë. Por ajo që është më shqetësuese sipas këtij studimi është fakti se në Shqipëri dhe në mënyr të vaçant në Tiranë, nuk ka kërkes tregu të rritjeve të ndërtimeve të reja. Pra Veliaj ka thyer dhe rregullin bazë të tregut ku ballafaqohet kërkesa dhe oferta”
Sipas tij, lejet e dhëna nga Bashkia Tiranë, i shërbejnë pastrimit të parave dhe të drogës, dhe krimit. Është e paqartë, tha funksinari i lartë i Partisë së Lirisë, se si janë financuar ndërtimet në Tiranë, ndërkohë që kërkesa për banesa është mjaft e ulët.
Braimllari: “Tirana përballet me një varfëri në rritje, me rroga më të ulëta në rajon dhe me çmimin më të lart të apartamenteve për metër katror. Këto leje të dhëna, i shërbejnë vetëm pastrimit të parave të drogës dhe krimit. Një e dhënë kjo e konfirmuar dhe nga Departamenti A merkan i Shtetit. Çmimet e banesave në Tranë, janë trefishuar krahasuar vetëm pak vite më parë. Teksa çmimi mesatar i shitjes së tyre në shtator të 2022 ishte 1365 euro metri katror”
Brahimllari u shpreh se largimi i Erion Veliajt në 14 maj, është një domosdoshmëri, për t’i kthyer Tiranës frymëmarrjen dhe qytetarëve Bashkinë.


