Andoni: Të gjithë duan të posedojnë PD-në, ka asetin etik e moral
Analisti, Ben Andoni në një intervistë për Ora News me gazetaren Besmira Pelushaj tha se Partia Demokratike ka problem të madh me ideologjinë dhe këtë sipas tij e tregon dhe përkrahja e Berishës nga demokratët.
Sipas Andonit “Te PD kanë interes të gjithë pas zotit Berisha që ta posedojnë PD në pasi ka asete të jashtëzakonshme, mbi të gjitha ka asetin etik, moral”.
Ben Andoni: PD ka problem të madh me ideologjinë. Berisha i çoi drejt konservatorëve. Me një fjalë të zotit Berisha shumica ikën nga Berisha. Por duhen parë ndryshime që e përcaktojnë këtë. Nga 8 janari i këtij viti kjo parti ka treguar shembullin më të keq. Në rastin e PD, të qenit në opozitë e ka bërë më të lehtë të shprehen përfaqësuesit dhe të shfaqet konflikti.
“Besoj se do të zgjasë përçarja e PD. PD nuk duhej të shkonte deri në gjykatë apeli, duhej të shikonte brenda partisë. Drejtësia i druhet politikës. Nga fjala SPAK në vend që të drisheshin kur përdoren pantonimet, politikanët shqiptarë e përdorin pa druje. Te PD kanë interes të gjithë pas zotit Berisha që ta posedojnë PD në pasi ka asete të jashtëzakonshme, mbi të gjitha ka asetin etik, moral. Berisha duhej të hapte udhë për ndryshime reale. Pas zotit Berisha të gjithë duan të jenë kryetar dhe të gjithë duan ta shfrytëzojnë PD-n.”
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
