Meta kërkon që 2023-i të jetë viti i ndryshimit dhe i ndalimit të shpopullimit

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta uron që viti 2023 të jetë viti i ndryshimit të shumëpritur dhe viti i frenimit të shpopullimit.

Po ashtu, Meta vijon me urimin që Shqipëria të ecë e sigurt si një vend që u përket të rinjve dhe të rejave.

“Uroj që për vendin tonë, 2023 të jetë një vit ndryshimi, një vit i një bashkëjetese sa më paqësore, sa më qytetare, sa më demokratike dhe mbi të gjitha të jetë viti i ndalimit të shpopullimit dhe viti kur Shqipëria të ecë e sigurt si një vend që u përket të rinjve dhe të rejave”, shprehet kreu i PL-së Ilir Meta në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale.