Ish-kreu i Kushtetueses: Ndarja e Kosovës, ide e Ramës, jo e Thaçit
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani thotë se ideja e ndarjes së vendit nuk ka qenë e ish-presidentit Hashim Thaçit. Për këtë ai akuzon kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
“Idenë e ndarjes së Kosovës nuk e ka sjellë Hashim Thaçi, por Edi Rama”, – tha Hasani në emisionin “Pressing” të T7.
Sipas tij ideja ka pasur si qëllim të delegjitimonte Thaçin.
“Unë kam besuar, edhe sot besoj, që ajo ide ka pasur delegjitimin e Hashim Thaçit. Që kur ai të shkonte në Gjykatën Speciale mos me ju dhimbtë kërkujt”, – ka deklaruar Hasani.
Ai ka folur edhe për takimin e Thaçit me presidentin rus, Vladimir Putin.
“Rama me Vuçiçin kanë besu që mundet me kriju një momentum. Kështu ka ardhur edhe takimi i Thaçit me Putinin”, tha ai.
Hasani ka kritikuar edhe analizën e krye-akademikut, Mehmet Kraja i cili në emër Akademisë së Shkencave dhe Arteve publikoi një analizë që është kritikuar në opinionin e Kosovës.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se KFOR’i nuk e lejon Policinë e Kosovës që t’i largojë dhunshëm barrikadat në Veriun e Kosovës.
Gjatë një interviste për “Pressing” në T7, Hasani ka thënë se KFOR ka mandat pengimin e eskalimit të situatës ndërmjet etnive.
Ai tha se barrikdat mund të hiqen përmes ndonjë marrëveshjeve politike.
“Është e sigurt që KFOR’i nuk lejon që me i hek dhunshëm barrikadat pa një vendim politik pa një marrëveshje politike. Sepse një prej mandative të KFOR’it është pengimi i eskalimit të situatës në mes etnive”, ka thënë Hasani.
Po ashtu, ai ka deklaruar se Serbia nuk është vend armiqësor me NATO-n, siç ka qenë dikur.

