Berisha e lajmëroi dy orë më parë shkarkimin e Helidon Bendos: Rama i sëmurë rëndë nga spiuno-fobia

Kryeministri Edi Rama ka firmosur shkarkimin e drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar, Helidon Bendon, vendim që është dekretuar më pas edhe nga Presidenti i Republikës.

Por ky shkarkim u paralajmërua dy orë më parë nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, ku theksoi se Rama i mbyll dyert në mënyrën më antiligjore, më antikushtetuese Helidon Bendos, duke sqaruar se kreu i Shërbimit Informativ emërohet nga presidenti. Por tha ai, Rama e çoi vetë në shkollë (në SHBA), dhe tani që është kthyer, e lë sikur nuk ka qenë ndonjëherë në shërbim. Ky është i sëmurë rëndë nga spiuno-fobia.

Ja çfarë tha sot Berisha për Bendon

Pyetja e gazetares: Z. Berisha, do t’i referohem edhe njëherë seancës së djeshme. Seanca e djeshme për Opozitën, është një fitore, apo është një humbje, pasi Ardjan Dvorani nuk u zgjodh gjyqtar në Gjykatë Kushtetuese, por as Avokat i Popullit?

Berisha: Ardjan Dvorani nuk mbeti pa u zgjedhur pse kundërshtoi Opozita. Opozita nuk e votoi sigurisht. Siç e patë ju, Ardjan Dvoranin e votuan vetëm vetëm 18 deputetë mos gaboj. 14 nga mazhoranca.

Pse? Ardjan Dvorani, unë e thashë dhe ne do ta bëjmë çështje atë. Ai është simbol i korrupsionit. Është turp në historinë e drejtësisë. Por të garantoj që edhe Vali Bizhgën, po ta kshin prurë për ta votuar në Parlament, Edi Rama do ta rrëzonte, se tani ai sheh spunin në çdo përson. E ka kapur spiuno-fobia. E ka kapur spiuno-fobia dhe nuk ka asnjë shkak tjetër përveç spiuno-fobisë së Edi Ramës që Dvorani nga ajo mazhorancë të merrte gjithsej 14 vota. Do votohej i pari, dhe ky nqs merrte votat që i kishte premtuar Rama, dhe i kishte marrë me këtë. Nqs ky nuk zgjidhej do të dilte Semini, dhe dhe kishte fituar pikë më shumë. Ky doli i poshtëruar, me 14 vota. Pse e futën këtë? Unë nuk kam sentimente me të. Por fakti që ai u fut i pari, me shpresën që është bërë një marrëveshje me Bashën, që do votohej Dvorani, dhe Dvorani nga deputetët e Ramës merr 14 vota, dëshmon se Rama është i sëmurë rëndë nga spiuno-fobia. Viktima tjetër, mbajeni mend këtu do jetë Vali Bizhga. Merr Helidon Bendon. I mbyll dyert në mënyrën më antiligjore, më antikushtetuese. Kreu i Shërbimit Informativ emërohet nga presidenti. Ky e çoi vetë në shkollë, tani që është kthyer, e lë sikur nuk ka qenë ndonjëherë në shërbim. Ky është i sëmurë rëndë nga spiuno-fobia.