Ndoka: Rama në Shqipëri mban peng opozitën, në Kosovë rol në konflikt me “Ballkanin e Hapur”

Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka në një intervistë për Ora News u shpreh se “Viti që po lëmë pas është ndër më problematikët”.

Sipas tij Rama ka pasur një ndikim negative si përsa i përket Kosovës dhe Shqipërisë.

Në Shqipëri Ndoka thotë se kryeministri mban peng opozitën ndërsa në konfliktin në Kosovë ka pasur rol me “Ballkanin e Hapur”.

Nard Ndoka: Për fat të keq politika ka bërë hapa prapa. Dhe çshtja kombëtare ka marrë një goditje tashmë me veriu e Kosovës. Është një konflikt i shkaktuar dhe nga përplasjet poltitike. Një rol ka pasur dhe kryeministri jonë me “Ballkanin e Hapur”. Edhe në mes të politikës shqiptare ka pasur dridhjet e veta, ku opozita vijon të ketë probleme, një pjesë e saj po mbahet peng nga kryeministri i cili do të mbajë të hapur zjarrin. Kryeministri e ka përgjegjësi kushtetuese pasi është lider i maxhorancës dhe ai duhet të gjejë format e dialogut. Shpresuam se ky vit do të jetë ndryshe se do të ketë një lloj reflektimi por nuk ndodhi. Viti që po lëmë pas është ndër më problematikët së pari për Shqipërinë dhe së dyti dhe për Kosovën.

“Ballkani i Hapur ishte një aventurë e rrezikshme që po i kushton shumë Kosovës po i kushton shumë rajonit në një kohë që ne presim që Kosova të ketë njohje.”