Berisha: Spastrime në SHISH. Kashani me shkollim të dyshimtë, po e shndërron Shërbimin në organizatë politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncon situatën e rëndë që ka përfshirë Shërbimin e Inteligjencës Shqiptare, pas shkarkimit të kreut të saj Helidon Bendo.

Përmes rrjeteve sociale ku publikoi informacione nga një “oficer dixhital” i SHISH-it, Berisha thotë se në SHISH po bëhen spastrime nga zëvendësdrejtori në detyrë Kashani, i cili, sipas Berishës, është një militant i verbër dhe i shkolluar me fonde të dyshimta në Turqi, po shndërron SHISH-in në një organizatë politike.

DENONCIMI I PLOTË I BERISHËS

Oficeri dixhital i SHISH informon:

Spastrime në SHISH.

Ish-sigurimsit bëjnë ligjin.

Kashani, një militant i verbër është shkolluar me fonde të dyshimta në Turqi.

Ai po shndërron SHISH në një organizatë politike.

Lexoni për më shumë hollësi mesazhin e oficerit dixhital.

“Përshëndetje Dr. Po ju informoj për zhvillimet e pashembullta gjatë kësaj jave në SHISH. Helidoni para rreth një jave u kthye nga Amerika, në SHISH, në zyrën e tij duke besuar se ishte Drejtori i SHISH.

Zëvendësi i tij, vajti te Rama për t’u ankuar dhe (të premten e kaluar) në prani të këshilltares për sigurinë të KM, Vlora Hyseni, Helidoni u përzu nga badiguardë të saj me forcë nga zyra e tij dhe më pas u detyrua po me forcë të bëjë një delegim 1-javor për zëvendësin e tij, që të ushtronte kompetencat e drejtorit për 1 javë, deri sot.

Sot, Helidoni e delegoi Zv. drejtorin të ushtrojë kompetencat e drejtorit deri dt. 10.06.2023.

Dhe po sot jep dorëheqjen?!

Para rreth 1 muaji, zv/drejtori shkarkoi nga detyra Shefin e Kabinetit të drejtorit të SHISH.

Një natë para kthimit të Helidonit nga Amerika, u shkarkuan drejtues kryesorë në SHISH, që njiheshin si krahu i Helidonit, që u ulën në detyrë.

Në lëvizjet që janë bërë dhe po bëhen me personelin, zv/drejtori mbështetet tek punonjës të ish-Sigurimit të Shtetit (S.K., A.K., B.S., A.L….)

Zv/drejtori i SHISH, ekstremist politik, që vjen nga Kryeministria, i trajnuar në Turqi me fonde të dyshimta.

Pjesëmarrja e vetë zv/drejtorit të SHISH dhe nxjerrja e SHISH në një organizim politik, mitingu i PD-së, d.m.th që SHISH i përdorur politikisht.

Çdo veprim i bërë, qoftë dhe emërimi i zv/drejtorit të SHISH është bërë në kundërshtim me qëndrimet e partnerëve strategjikë dhe NATO. Kjo dëmton rëndë besueshmërinë e SHISH tek partnerët strategjikë dhe aleatët evropiane të NATO.”