Kundër kandidaturës së Hoxhës për Kamzën? Mziu: Nuk shoh përfaqësim që mund ta dërgojë në fitore PD-në

Xhelal Mziu deputet i PD  në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se “Bashkia e Kamzës duhet të jetë etalion i përfaqësimit të PD”.

Por teksa fliste për historikun politik të Kamzës Mziu u shpreh se “Sot nuk shoh një përfaqësim konkurrues që mund ta dërgojë në fitore PD-në”.

Xhelal Mziu: Bashkia e Kamzës duhet të jetë etalon i përfaqësimit të PD. Në historikun 20 vjeçar ka qenë vërtet një strukturë politike e konsoliduar dhe nuk duam të abuzojmë që ka qenë thjesht dhe nuk duhet të themi që është thjesht bastion se koha ka treguar se mjaft bastione kur kanë rënë ka qenë e vështirë për ti ngritur. Në Kamzë ka humbur PD në ’97, në vitin 2000 për shkak të mospjesëmarrjes në zgjedhjet në balotazhin e pushtetit vendor dhe mezi kemi fituar në 2003. Ka pasur konkurencë të jashtëzakonshme. PS ka bërë një fushatë të jashtëzakonshme por ka qenë dhe ngelet bastion i PD. Sot nuk shoh një përfaqësim konkurrues që mund ta dërgojë në fitore PD-n.

Sakaq ai u shpreh “besoj se jemi akoma në kohë për të pasur një përfaqësim më elitar”.

Xhelal Mziu: Besoj se jemi akoma në kohë për të pasur një përfaqësim më elitar, aq më tepër që kemi të bëjmë me 110 mijë votues dhe 110 mijë votues ftohen me emër me frymë me konkurim qytetarët për pushtetin vendor nuk shohin shumë pjesën politike. Ata dua të kenë një kryetar bashkie ose një administrator qyteti që qytetin ta bëjë më të mirë që të japë më shumë shërbime, të krijojë më shumë mundësi punësimi. Qytetarët në pushtetin vendor fokusohen më shumë te individi se te forca politike.

A jeni i gatshëm të lini mandatin e  Dibrës për të sakrifikuar për Kamzën?

Xhelal Mziu: Qëndrimin tim e kisha në këndvështrim të gjerë për gjithë Shqipërinë. Ne duhet të kemi qëllim final datën 14 që a arrin që kandidati të përfaqësojë të gjithë demokratët a arrin të marrë drejtimin e bashkisë? Unë them që ka kohë për riparime deri në ditën zyrtare të paraqitjes së listës. Mund të ketë dhe persona të tjerë që mund të jenë përfaqësues të opozitës më 14 maj.

Arjan Hoxha do të jetë kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Kamzës, në zgjedhjet vendore të 14 majit. Hoxha mori 2095 vota, i ndjekur nga Asllan Dogjani me 1049 vota dhe Shemsi Prençi me vetëm 207 vota.
Të pavlefshme unshpallën 41 vota.