Çejku: Kurti ishte kundër Speciales, nuk mund të zhbëhet më, por kështu po penalizohet Kosova

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Arben Çejku ish-ambasador tha se Albin Kurti e tha se Gjykata Speciale do të kthehet kundër dhe është kthyer.

Ai u shpreh se Kuvendi i Kosovës ka bërë tentativë për ta zhbërë këtë Gjykatë Speciale, por ambasadori amerikan shkoi në kuvend për ta bllokuar këtë nismë.

Arben Çejku: Albin Kurti e tha se Gjykata Speciale do të kthehet kundër dhe është kthyer. Fakti është se kjo Gjykatë përpos personave po dënon që na vjen keq, por po penalizohet Kosova përmes kësaj gjykate. Çfarë mekanizmash kemi ne dhe mund t’i përfshijnë në një paketë të negociuar.

Kuvendi i Kosovës ka bërë tentativë për ta zhbërë këtë Gjykatë Speciale, por ambasadori amerikan shkoi në kuvend për ta bllokuar këtë nismë. Ai tha se po tentohet që t’i fusë pas shpine SHBA-së. Kjo gjykatë nuk e di se çfarë mekanizmash ka për ta kthyer pas. Atëherë ato avokatët që kanë në Hagë duhet të jenë shumë më të zotë, sepse askush nuk e besonte se një luftëtar i UÇK-së do të dënohej 26 vite.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.