Veriu i Kosovës nën tension, Vuçiç premton për marrje masash
Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar.
Ekspert të ndryshëm bëjnë përgjegjës për këtë situatë presidentin e serbisë Vuçiç.
“Përgjegjës për situatën e krijuar në veri të Kosovës është Vuçiç i cili urdhëron forcat në veri të Kosovës të përshkallëzojnë dhunën.’, tha Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi në një intervistë në Ora News.
Por nga ana tjetër Vuçiç vijon të shfaqet si një persona paqedashës para popullit të tij dhe bashkësisë ndërkombëtare.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u është drejtuar qytetarëve në Instagram dhe ka thënë se “do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur popullin serb në veri të Kosovës”.
“Të dashur qytetarë të Serbisë, ne po bëjmë çmos për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Fatkeqësisht, ata nuk donin të na dëgjonin ose nuk ishin shumë të interesuar të na dëgjonin. Sot edhe Patriarkut Porfiri i është ndaluar hyrja në Kosovë, kjo nuk ka ndodhur kurrë në histori dhe nuk u intereson”, ka thënë Vuçiq në llogarinë në Instagram të buducnostsrbijeav.
Duke folur për barrikadat, ai thotë se ato janë vetëm shenjë pakënaqësie.
“Por ata do të vazhdojnë të flasin për barrikadat serbe, të cilat janë shenjë e pakënaqësisë dhe e luftës së popullit serb për të qëndruar në këmbë. Prandaj, dua t'ju informoj se jemi në një situatë të vështirë, por do të bëjmë më të mirën dhe se do të kujdesemi në çdo mënyrë se si të ruajmë paqen dhe stabilitetin, dhe jo vetëm, si të mbrojmë popullin tonë në veri të Kosovës”, ka thënë ai.
Ai thekson se “pas armatosjes së shqiptarëve dhe ngritjes së gatishmërisë luftarake”, do të marrë të gjitha masat për mbrojtjen e popullit dhe ruajtjen e paqes në veri të Kosovës.
Vuçiç shprehet se do të ruaj paqen por Nexhmedin Spahiu thotë se qëllimi i tij “është të tregojë se veriun e Kosovës e zotëron Serbia”.
“Qëllimi i Serbisë është të tregojë se veriun e Kosovës e zotëron ajo. Është përpjekje për të rritur pazaret në vijim të marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi. Se cila do të jetë marrëveshja nuk varet nga retorika e Kurtit apo Vuçiç por nga situata në terren.”, kështu tha Analisti, Nexhmedin Spahiu në një intervistë për RTV Ora.
Situata është mjaftë e tensionuar por pritet të shihet në ditët në vijim se si do ti jepet zgjidhje një situate të tillë që po zgjat në kohë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.