Podgorica: Duma ruse ka kërkuar ringjalljen e traktatit të 1999-s, ku Serbia përfshihet si pjesë e Rusisë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Gëzim Podgorica, ish-ambasador tha se në 12 dhjetor është kërkuar në Dumën Ruse që të ringjallet traktati i vitin 1999 ku Serbia kërkon që të përfshihet në Rusi.

Ai u shpreh se Vuçiç nuk e ka mohuar kurrë këtë gjë dhe të thotë se është pro apo kundër dhe se traktati është aty dhe nuk është ratifikuar kurrë dhe qëndron në gatishmëri.

Podgorica: Duhet pasur parasysh në 12 dhjetor është kërkuar në Dumën Ruse që të ringjallet traktati i vitin 1999 ku Serbia kërkon që të përfshihet në Rusi. Jelcin e pengoi sepse e dinte se do të kishte një reagim nga faktori ndërkombëtar. Fakti që është kërkuar këto ditë, tregon se Rusia po përpiqet me të gjitha forcat që ta mbajë Beogradin në prehrin e vet.

Nuk ka nevojë që kufijtë të jenë afër, por institucionet të jenë të integruar. Vuçiç nuk e ka mohuar kurrë këtë gjë dhe të thotë se është pro apo kundër. Traktati është aty dhe nuk është ratifikuar kurrë dhe qëndron në gatishmëri. Rusia investohet me çdo kusht në Serbi.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.