Grenell sulmon Kurtin, e bën fajtor për tensionet në veri

Richard Grenell  ka 'sulmuar' kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë–Serbi, ka thënë se “Albin Kurti po vazhdon me veprime të njëanshme e po shkel marrëveshjet ndërkombëtare”.

Sakaq teksa i referohet Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken ai  thotë se Blinken "duhet të kërkojë që: Kurti të lirojë të burgosurit serbë dhe të përmbahet nga arrestimi i protestuesve paqësorë".

“Dhuna e fundit në Kosovë është e papranueshme. Albin Kurti  po vazhdon me veprimet e tij të njëanshme në veri duke shkelur marrëveshjet ndërkombëtar, Anthony Blinken duhet të kërkojë që: Kurti të lirojë të burgosurit serbë dhe të përmbahet nga arrestimi i protestuesve paqësorë, dhe të ndalojë së dërguari forcat speciale në veri, e në të njëjtën kohë të kërkojë barrikadat që të hiqen. Gjitha këto duhet të bëhen në të njëjtën kohë”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Ai ka reaguar po ashtu edhe për faktin se patriarkut serb Porfirije ku shkruan “Është muaj i shenjtë për të krishtërerët – Albin Kurti nuk duhet t’i kërkojë patriarkut serb së pari të bëjë një deklaratë politike para se të lejohet të hyjë. Kjo është shkelje direkte të lirisë fetare – dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë duhet publikisht ta dënojë këtë”.