Tensione të shtuara në veri të Kosovës, Ibishi: Përgjegjës Vuçiç, shqetësuese mosheqja e barrikadave
Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi thotë se përgjegjës për situatën e krijuar në veri të Kosovës është Vuçiç i cili urdhëron forcat në veri të Kosovës të përshkallëzojnë dhunën.
Sipas tij mosheqja e barrikadve mbetet shqetësuese.
Sa i përket veprimeve të qeverisë kosovarë Ibishi thotë se janë ndërmarrë masat paraprake.
Nuredin Ibishi: Përgjegjës për situatën e krijuar në veri të Kosovës është Vuçiç i cili urdhëron forcat në veri të Kosovës të përshkallëzojnë dhunën. Është një moment i tensionuar. Shqetësuese është mosheqja e barrikadave dhe përshkallëzimi i dhunës. Sot është dita e 17 e vendosjes së barrikadave, nuk ka lëvizje. KFOR ka paralajmëruar më herët se nuk do të lejojë vendosjen e barrikadave por prapë ndodhën ato. Takimi i sotëm me komandantin e KFOR dhe shefin e EULEX si dhe përfaqësuesve të Kosovës mund të diskutojnë mundësinë për tejkalim të situatës.
Janë ndërmarrë masa paraprake forcat policore dhe ato kufitare janë forcuar. Janë ndërmarrë veprimet e duhura nga qeveria. KFOR duhet të reagojë qoftë përmes bisedimeve apo dhe heqje e barrikadave në mënyrë të dhunshme. Në mos kjo ministria e Brendshme do ti heq ato barrikada. Por pritet ditët në vijim që të shihet se çfarë hapi do të ndërmerret.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
