Kurti thirrje KFOR-it: Hiqni barrikadat!
Kërkesa e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e barrikadave në veri nga KFOR dhe EULEX nuk ka marrë një përgjigje për ndërhyrje të forcave ndërkombëtare. Edhe ambasadorët e QUINT-it e kanë bërë këtë thirrje por pa rezultat. Pas sulmit të djeshëm ndaj KFOR ne Zubin Potok, sot pre ranë gazetarët.

“Liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë.”
Ky është konstatimi i përbashët i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, komandantit të KFOR-it Gjeneral Major Angelo Michele Ristuçias dhe shefin e EULEX-it, z. Lars Gunnar Wigemark.
Por më shumë sesa një takim frytdhënës pas 17 ditësh që nga vendosja e barrikadave, ajo se çfarë u arrit mbeti në nivel mesazhesh dhe deklaratash për paqe dhe vazhdimësi dialogu.
Para Krishtlindjeve, Kurti e kishte kërkuar këtë takim duke thënë se do të sqaronte gjithçka.
“U bisedua për bashkëpunimin e afërt ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe misionit EULEX, përbrenda mandateve që kanë. U fol edhe lidhur me veprimet e strukturave kriminale në veri të Republikës së Kosovës, që cënojnë rëndë sigurinë në vend” .
Është kjo deklarata e qeverisë së Prishtinës pas takimit që pason incidentin me armë zjarri pranë një postoblloku të KFOR-it në Zubin Patok.
Mediat serbe raportuan se presidenti Vuçiç ka dhënë urdhër për dërgimin e trupava të armatosura në kufi me Kosovën .
Ndërkohë ambasadorët e vendeve të QUINT-it kanë kërkuar Vuçiç të tërheqë barrikadat, ndryshe do të nxisin qeverinë e Kosovës për ta bërë këtë.
Më herët autoritetet në Kosovë kanë deklaruar se kanë kapacitete të mjaftueshme për largimin e barrikadave të ngritura në veri, por i kanë dhënë kohë misionit të NATO-s që të bindë komunitetin lokal për ti larguar vetë ato.
E megjithatë është paralajmëruar se pritja do të jetë e përkohshme.
Ndërkohë media kosovare Klan Kosova raporton se ekipi i tyre në terren është sulmuar për të dytën herë në veri.
Mësohet se makina e tyre është qëlluar me gurë në fshatin Zupç teksa po ushëtonte drejt Zubin Potokut.
Si pasojë mbeten të plagosur gazetarja dhe shoferi.
Personat që e kryen sulmin edhe në këtë rast ashtu si me icnidente të mëparshme ndaj ekipeve të reporterëve të Kosovës , kanë qenë të maskuar.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i kërkuar KFOR-it dhe EULEX-it që të luajnë një rol shtesë për të garantuar sigurinë fizike të përfaqësuesve të medias, që sipas tyre vazhdojnë të jenë pre e sulmeve të organizuara.
