Podgorica: Mitrovica u la ashtu qëllimisht, Kosova ka bërë shumë lëshime, “Ahtisari” e ka penalizuar
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Gëzim Podgorica, ish-ambasador u shpreh se Mitrovica u la ashtu qëllimisht, pasi vetë Franca njihet për një afeksion ndaj Serbisë.
Ai tha se Realizimi i marrëveshjes së Rambujesë u konsiderua si një fitore nga Kosova, por duke mos pasur eksperiencë politikanët atje nuk e dinin se çfarë do të ndodhë më pas.
Podgorica: Mitrovica u la ashtu qëllimisht. Vetë fakti që u lanë trupat franceze sepse Franca ka pasur një afeksioni për Serbinë. Autoritetet e Kosovës aso kohe nuk ishin të fuqishme dhe ata e kanë marrë pushtetin dalëngadalë, duke qenë jashtë kësaj vendimmarrje.
Realizimi i marrëveshjes së Rambujesë u konsiderua si një fitore, por duke mos pasur eksperiencë ata nuk e dinin se çfarë do të ndodhë më pas. pas Kumanovës ndodhën këto që po ndodhën. Plani Ahtisari e ka penalizuar Kosovën dhe e ka lëshuar shumë edhe me përfaqësimin e serbëve.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

