Kulla: Greqia flet në Himarë për pronat që nuk është problem i minoritetit, por i gjithë Shqipërisë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Ilir Kulla, analist tha se partitë që Athina i ka mbajtur si minoritare, janë kthyer në minoritet të minoritetit.

Ai u shpreh se Greqia flet në Himarë për pronat që nuk është probleme i minoritetit, por i gjithë Shqipërisë që e ka një problem të tillë.

Kulla: Partitë që Athina i ka mbajtur si minoritare, janë kthyer në minoritet të minoritetit, duke u kthyer në forcë minoritare. Sot ata nuk prodhojnë dot një deputet. Dikur kishin territor, ndërsa sot nëse nuk bëjnë koalicion me një partitë e mëdha nuk marri as një bashki.

Ne i kemi integruar minoritarët. Greqia kam përshtypjen faktin që janë bërë dy Omonia dhe që nuk kanë më influencën e dikurshme, do të ndryshojë retorikën politike. Greqia flet në Himarë për pronat që nuk është probleme i minoritetit, por i gjithë Shqipërisë.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.