Kulla: Vatikani nuk e njeh Kosovën, Kisha lëviz avash, por Kosova duhet të miratojë ligjet fetare
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Ilir Kulla, analist Vatikani nuk e njeh Kosovën sepse Kisha lëviz me hapa të ngadaltë.
Ai u shpreh se nuk e pengon gjë Kosovën që të miratojë disa marrëveshje ose një ligj për marrëdhëniet e shtetit me besimin fetar.
Kulla: Vatikani nuk e njeh Kosovën. Kisha lëviz me hapa të ngadaltë. Ata kanë njohur kishin e Kosovës. Ka bërë hapa me Kosovën, por duhet që edhe Kosova të bëjë hapa par ame të. Nuk e pengon gjë Kosovën që të miratojë disa marrëveshje ose një ligj për marrëdhëniet e shtetit me besimin fetar.
Kosova është shtet i pavarur dhe ka nënshkruar shumë marrëveshje me shtete që e kanë njohur dhe nuk ka asgjë të keqe që të sjellë një standard ligji evropian për të bërë ashtu si shumë shtete të tjera, për të bërë hapa konkret me Vatikanin.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
