Kulla: Serbia po e shantazhon Kosovën, shfaqet herë si aleate e perëndimit, herë si e Rusisë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Ilir Kulla, analist u shpreh se Serbia po e shantazhin Kosovën në të ardhmen Evropiane.

Ai tha se kjo është një Serbia që shfaqet një ditë aleate e perëndimit dhe një ditë tjetër e Rusisë duke mbajtur peng edhe Kosovën.

Kulla: Serbia po e shantazhon Kosovën në të ardhmen Evropiane dhe është shumë e ftohtë në proceset e saj gjeostrategjike duke marrë përfitimet nga perëndimi, por duke qenë e hapur nga lindja dhe të mos paguajë për ato që ka bërë gjatë krimeve të luftës.

Kjo është një Serbia që shfaqet një ditë aleate e perëndimit dhe një ditë tjetër e Rusisë duke mbajtur peng edhe Kosovën. Unë mendoj se Kosova ka gabuar në çështjen e investimeve të huaja, sepse Serbia ka ndjekur një politikë inteligjente dhe solli kompanitë e mëdha në vend.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.