Kulla: Për ta ruajtur Kosovën duhet të bëhen gati për një luftë, KFOR-i merr urdhra nga Brukseli
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Ilir Kulla, analist tha se Ivanoviç është vrarë me një gjuajtje shumë të largët që mund të jetë e njëjta dorë nga politika që bëhet në Moskës,
Ai u shpreh se për ta ruajtur Kosovën duhet të bëhen gati për një luftë, edhe pse nuk janë gati aspak, pasi i kërkohet përgjegjësi KFOR-it.
Kulla: Unë nuk e di kush është konkretisht dora, por kur është vrarë Ivanoviç, unë kam thënë se është vrarë me një gjuajtje shumë të largët që mund të jetë e njëjta dorë nga politika që bëhet në Moskës, për të mos humbur atë që e kanë qysh në Luftën e Parë Botërore.
Për ta ruajtur Kosovën duhet të bëhen gati për një luftë, edhe pse nuk janë gati aspak. Nëse do të kishte një luftë me Serbinë me Kosovën, e vetmja përgjegjësi i kërkohet KFOR-it, dhe rezolutë 1244. Të gjithë duhet të kenë të qartë se KFOR-i është instrument i NATO-s dhe nuk merr urdhra askush, përpos Brukselit.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

