Greva mund qeverinë/ Invalidët e Elbasanit ia dolën, do marrin KEMP-in para Vitit të Ri

"I bëjmë thirrje qeverisë!"

Kjo thirrje u dëgjua pasditen e të hënës, 26 dhjetor, ndërsa ata ishin bërë gati për të kaluar edhe një natë të tretë në ngujim.

Invalidëve grevistë të Elbasanit u shkoi lajmi i mirë nga Tirana.

Qeveria dërgoi në ambjentet ku ata mbanin grevën zëvendësministren e Shëndetësisë.

Larg kamerave dhe pa asnjë njoftim në media, numri dy i Shëndetësisë i ka takuar personat me aftësi ndryshe, të cilët kërkonin KEMP-in e hequr.

U ka thënë se do të marrin të gjitha paratë e prapambetura para Vitit të Ri dhe gjithashtu pjesën e KEMP-it do ta marrin të plotë.

Brenda këtyre ditëve të fundit të vitit do të merren masa dhe për lehtësira të tjera, bëjnë me dije përfaqësues nga Shoqata e Perosnave me Aftësi Ndryshe.

Ministria e Shëndetësisë, bëhet me dije, se ka vendosur krijimin e grupeve të posaçme të kontrollit mjekësor.

Ata do të shkojnë për kontrolle të nevojshme nëpër banesat e gjithësecilit prej invalidëve të prekur nga ndryshimet e fundit.

Autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë i kanë justifikuar ndryshimet me ekzistencën e një VKM-je që nuk u bë transparente asnjëherë.

Greva mund qeverinë/ Invalidët e Elbasanit ia dolën, do marrin