Batutat në Dropull, Rama cilëson si “djall” Piro Dhimën, dhe fton Mitsotakis-in në foltore: Janë mbledhur për ty, asnjëherë për mua
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2022, 13:20
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ndodhet në Derviçan të Bashkisë së Dropullit, aty ku u prit edhe nga kryeministri shqiptar Edi Rama.
Në një fjalim të shkurtër, Rama e cilësoi si moment të rëndësishëm për zonën.
“Për ne minoriteti është një urë e pakthyeshme e lidhjeve mes dy vendeve tona. Dua të falënderoj shumë qytetarët e të dyja vendeve që i kanë dhënë shumë nga të dyja anëta e kufirit.
Komuniteti grek është komuniteti më i madh dhe nga më të rëndësishmit për ne. dhe më vjen mirë që mes nesh ndodhet dhe “djalli vetë”, Piro Dhima. Ku je Piro se nuk kanë lënë gjë pa thënë për ty/ Tani ia jap fjalën kryeministrit Mitsotakis, se këta janë mbledhur për ty dhe asnjëherë për mua”, u shpreh ndër të tjera kryeministri Edi Rama.
